TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2023, 12:56

Vazhdon “telenovela” e rinovimit të kontratë së Leaos, portugezi i vendos kushte Milanit; 7,5 milionë euro dhe kontratë 5-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon “telenovela” e rinovimit të kontratë së

Kualifikimi për në çerekfinalet e Champions League ka ngrohur jo pak ambientin në shtëpinë e Milanit. Kjo ishte një fitore e rëndësishme jo vetëm për prestigj, por dhe për arkën e klubit, i jep Maldinit një bonus shumë të madh për të lëvizur në tregun e transferimeve.

Përpara se të vendosin objektivat e verës, Milan duhet të zgjidh përfundimisht çështjen Leao.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” zbulon kërkesat e Leao-s ndaj stafit drejtues të Milanit: 7,5 milionë euro, kontratë 5-vjeçare, bonuse dhe 2 milionë euro kesh në shenjë mirënjohje kur të hedh firmën mbi kontratën e re.

Ndërkohë nga ana tjetër Milan po reflekton mbi këtë propozim të Leao-s, por pengesë mbetet gjoba që Leao i detyrohet Sportingut.

leao kontratë milan

Lini një Përgjigje