TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2024, 16:36

Uzuni nuk e kalon dëmtimin dhe braktis kombëtaren, në dyshim edhe Berisha, Silvinjo afron Simonin

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni nuk e kalon dëmtimin dhe braktis kombëtaren, në dyshim edhe

Kombëtarja po kryen sot stërvitjen e fundit në Shqipëri, pasi nesër do niset në Itali për ndeshjen miqësore kundër Kilit në “Ennio Tardini”, e cila do të zhvillohet më 22 mars në orën 19:00. Nga 26 futbollistë të grumbulluar, Silvinjo do ketë në dispozicion 25 pasi, Myrto Uzuni nuk e ka kaluar dëmtimin dhe nesër do kthehet tek ekipi i tij Granada në Spanjë.

Gjithashtu ka një problem edhe për portierin Etrit Berisha që nuk është stërvitur këtë pasdite, pasi ka një problem në muskulin e gjoksit. Vendin e tij e ka zënë përkohësisht Simon Simoni, pjesë e U-21.

Megjithatë, pritet që lëndimi i Berishës të mos ndikojë në prezencën e tij ditën e premte. Të paktën tani për tani, Silvinjo e llogarit pjesë të ndeshjes.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare miqësorja me kilin

Lini një Përgjigje