TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2024, 15:25

“Ennio Tardini” 'vishet' kuqezi, ja sa bileta janë shitur deri më tani për miqësoren e Shqipërisë me Kilin

Shkruar nga Pamfleti

“Ennio Tardini” 'vishet' kuqezi, ja sa bileta janë

Nuk do të luhet në “Air Albania”, por në Parma të Italisë do të jetë një atmosferë e ngjashme. Ashtu siç pritej, interesimi për të parë live përfaqësuesen kuqezi është shumë i lartë, pasi deri të mërkurën në mesditë janë shitur afro 11 mijë e 500 bileta, lajm ky i konfirmuar nga drejtuesit e FSHF-së, të kontaktuar nga News24.

“Ennio Tardini” 'vishet' kuqezi, ja sa bileta janë

Numri pritet të rritet ndjeshëm deri ditën e premte, kur do të luhet edhe miqësorja me Kilin. Ndërkohë, Silvinjo dhe legjionarët kuqezi vijojnë përgatitjen në “Shtëpinë e Futbollit”, në Tiranë.

Atmosfera është shumë pozitive, ndërsa stafi teknik ka punuar edhe individualisht më lojtarë të caktuar si Broja. Të gjithë lojtarët janë në gatshëm për këtë miqësore, përfshirë këtu edhe Uzunin, i cili një ditë më parë zhvilloi stërvitje të diferencuar.

kombëtarja shqiptare miqësorja me kilin

Lini një Përgjigje