TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2024, 20:33

“Mos u dorëzoni, ndihmoni njëri-tjetrin”, si Agustin Kola motivoi bardheblutë para fitores në derbin me Dinamon (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Mos u dorëzoni, ndihmoni njëri-tjetrin”, si Agustin Kola

Derbi i fituar ndaj Dinamos ka rritur disi moralin në kampin e Tiranës, me futbollistët dhe stafin teknik që shihen më të relaksuar dhe të bindur që mund të arrijnë objektivin e parë: pjesëmarrjen në “Final Four”.

Presidenti Refik Halili, për të karikuar edhe më shumë grupin bardheblu, ka sjellë në dhomat e zhveshjes legjendën e Tiranës, Agustin Kola, i cili ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër.

Në videon e postuar nga klubi i Tiranës, Kola shihet duke motivuar edhe më shumë bardheblutë, duke u thënë mos u dorëzoni kurrë.

Jam mësuar me fol me këmbë në fushë. Këtu nuk di të flas shumë, po më keni futur në emocion. Ju kam ndjek dhe jeni grup shumë i mirë. Vetëm Tirana ka një gjë, për njëri-tjetrin, mos u dorëzoni. Ndihmoni njëri-tjetrin, unë kam besim, ia kam thënë dhe presidentit, ju kam ndjek. Çdo gjë ndodh, ju shihni përpara. Leni këto(këmbët) në fushë dhe suksese çuna”, u shpreh Agustin Kola para se të takonte lojtarët dhe të largohej.

Një “sekret” i vogël i bardhebluve nga dhomat e zhveshjes, që tregojnë frymën. Kujtojmë se Tirana mban aktualisht vendin e pestë në renditjen e përgjithshme, 1 pikë larg Skënderbeut që mbyll zonën e “Final Four”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

agustin kola ish-legjenda e tiranës derbi me dinamon

Lini një Përgjigje