
Një video në përgjigje të kritikave që përdoruesit e rrjeteve sociale i kanë bërë Gjermanisë. Kombëtarja e “Pancerave”, në bashkëpunim me sponsorin teknik “Adidas”, kishte prezantuar një uniformë rozë, e përdorshme si mysafire në kuadër të Kampionatit të ardhshëm Evropian “EURO 2024”.
Nuanca rozë-vjollcë me një motiv në formë diamanti nuk u pëlqye nga publiku. Një “breshëri” kritikash që e detyroi Federatën Gjermane të përgjigjej menjëherë dhe me shumë inteligjencë përmes një videoje, që nuk ishte aspak efektive.
“Askush nuk e dëshiron këtë fanelë, është për femra, – lexojmë në disa komente, ndërsa të tjerët thjesht thonë: – Nuk është fanela e Gjermanisë”. Pohime që janë filmuar në video dhe mbivendosur mbi imazhet që lëvizin.
Në videon e publikuar nga Gjermania shihen disa protagonistë të kombëtares gjermane, si Florian Uirtz. “Unë jam nga Gjermania”, -shpjegon talenti i Bajer Leverkusen, së bashku me Rudi Fëler. Madje edhe sulmuesi kampion bote i vitit 1990 (dhe kampion i Romës për 5-vite) mohoi deklaratën se nuk është një “fanelë për legjendat e futbollit”.
Uniforma si mysafir sigurisht që thyen rregullat e pamjes së ashpër tipike të gjermanëve, por Federata sigurisht nuk e priste “breshërinë” e kritikave. Përveç fanelës rozë-vjollcë, uniformën e plotësojnë më pas pantallonat e shkurtra dhe çorapet, të cilat janë tërësisht vjollcë. Dy ngjyrat përzihen së bashku vetëm te fanela.
Asgjë për ta parë qartë në këtë uniformë traditën që ka karakterizuar gjithmonë fanelën e parë, atë vendase, tipike e historisë së Gjermanisë. Fanela klasike e bardhë me karaktere 3D në stilin e viteve 90-të, e zezë, e kuqe dhe e artë te shpatullat, me një etiketë që kujton logon e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), ka mbetur praktikisht e paprekur.
Megjithatë, askush nuk e priste që një uniformë me tipare rozë dhe vjollcë mund të ngjallte kaq shumë diskutime. Pavarësisht kësaj, Gjermania nuk ndryshon. Uniformat e reja do të vishen në miqësoret e para ndërkombëtare, më 23 mars kundër Francës, dhe tri ditë më pas kundër Holandës.
YESSS! ???? Endlich können wir euch unsere neuen Trikots zeigen! ???? Kommentarspalte ist hiermit eröffnet ????????
— DFB-Team (@DFB_Team) March 14, 2024
Hier geht's zum Shop:
Home: https://t.co/Uii23CQqtj
Away: https://t.co/olgfmgIWM1#UEFAEURO2024 pic.twitter.com/E9uweDQYjw
Lini një Përgjigje