
Armando Broja rikthehet në kombëtare për të dhënë kontributin e tij për dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të luajnë gjatë këtyre ditëve. Fillimisht do të duelojnë me Kilin në Parma të Italisë më 22 mars dhe pas 3 ditësh do të udhëtojnë në Suedi për t’u përballur me kombëtaren skandinave.
Sulmuesi i Fulhemit ka mundësinë e artë në këto dy ndeshje të tregojë të gjithë potencialin e tij dhe të bindë Silvinjon për t’i besuar në “EURO 2024”. Shpresat dhe sytë janë të gjitha nga ai, ku tifozët kërkojnë të shikojnë Brojën duke shënuar gola.
“Përshëndetje të gjithë tifozëve shqiptarë, ju pres të premten në Parma për ndeshjen Shqipëri – Kili. Forca Shqipëria”, thotë Broja. Kjo nuk është miqësorja e vetme për muajin mars, pasi 3 ditë më vonë luajmë ndaj Suedisë.
22-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një foto gjatë stërvitjes me kombëtaren. “I lumtur që u riktheva” janë fjalët që ka shkruar Broja për të shoqëruar foton.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje