TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2025, 21:58

Sulmuesi shqiptar bën historinë, pas Gjibraltarit; një tjetër shtet i “vogël” arrin grupet e Europës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar bën historinë, pas Gjibraltarit; një

Liga e Konferencës u jep mundësinë skuadrave që vijnë nga shtete pa futboll të zhvilluar, të provojnë grupet e Europës. Një tjetër rast i tillë është regjistruar sot, pasi Hamrun Spartans ka eliminuar RFS në fazën “play-off”.

Hamrun është skuadra kampione e Maltës, që për herë të parë në histori do të ketë një ekip në grupe. Për RFS-në e Letonisë është goditje e madhe, ndërsa shpresonte të përmbyste humbjen 1 me 0 në transfertë.


Pas Linkoln të Gjibraltarit, një tjetër skuadër nga shtet i konsideruar i “vogël” ka mundësinë të luajë në grupet e Europës. Dhe padyshim që ky moment është mjaft i veçantë.

Pjesë e Hamrun është Redon Mihana. Ky i fundit nuk ishte i përfshirë në skuadër për dy ndeshjet e fundit në Europë.

Lini një Përgjigje