TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2025, 21:36

Beshiktashi i Ernest Muçit mbetet pa Europë, pëson humbje katastrofë në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Beshiktashi i Ernest Muçit mbetet pa Europë, pëson humbje

Beshiktashi ka pësuar një tronditje të madhe në Europë. Skuadra e Ernest Muçit është eliminuar në “play-off”-in e Ligës së Konferencës nga Luzana, që fitoi 0-1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë. Ishte Butler-Ojedeji që gjeti rrugën e rrjetës për miqtë. Avantazhi minimal mjaftoi pasi takimi i parë në Zvicër ishte mbyllur në barazim 1-1.

Ernest Muçi u aktivizua me fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi shqiptar është rikuperuar tashmë nga dëmtimi, ndërsa në anën tjetër Milot Rashica mungoi pikërisht për shkak të një dëmtimi muskulor.

Për Luzanën u aktivizua nga stoli Alban Ajdini. Sulmuesi shqiptar gëzon kështu kualifikimin.

 

beshiktash luzana liga e konferencës

Lini një Përgjigje