
Një situatë e pazakontë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili u përjashtua nga Koniaspori për ndeshjen me Galllatasarajin. Bomberi kuqezi ka kërkuar rrogat e prapambetura, ndërsa ekipi në Turqi ndodhet në një nga momentet më të vështira në aspektin financiar.
Por klubi turk si hakmarrje e la jashtë për një nga ndeshjet më të rëndësishme, edhe pse Cikalleshi po kalon një formë fantastike. Situata nuk është përmirësuar aspak, me Koniasporin që pritet sërish të mos e grumbullojë për sfidën e radhës.
Për këtë arsye, duket se rrugët mes Cikalleshit dhe Koniasporit do të ndahen, pavarësisht se në këtë sezon sulmuesi ka shkëlqyer me 8 gola të realizuara deri më tani. Një ditë më parë ishte Egnatia që shprehu dëshirën ta kishte në ekip për pjesën e mbetur të sezonit, por përpara është Europiani dhe sulmuesi kavajas kërkon të luajë në një ligë më të fortë.
Sipas raportimeve të fundit, Cikalleshi ka interesimin e disa ekipeve nga Arabia Saudite, mes të cilave edhe të Al Khalej, skuadrës ku u huazua nga Konniaspori më parë. Fatmirësisht, janari është periudhë merkatoja dhe Cikalleshi ka mundësinë të largohet nëse bie dakord me klubin aktual, pasi është nën kontratë.
Lini një Përgjigje