
Totenhemi ka siguruar pikën e parë nën drejtimin e trajnerit Roberto De Zerbi, duke barazuar 2-2 në shtëpi përballë Brajtonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Premier Ligës.
Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, kur Pedro Porro realizoi me kokë pas një krosimi të saktë nga Çavi Simons. Megjithatë, reagimi i Brajtonir erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë: Kaoru Mitoma barazoi shifrat me një goditje të fortë brenda zonës, pas asistit të Paskal Gros, duke mbyllur pjesën e parë në rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, Totenhemi riktheu epërsinë në minutën e 77-të. Pas një gabimi të miqve në mesfushë dhe asistit të Lukas Bergval, Çavi Simons shënoi me një goditje të bukur nga distanca, pranë zonës së rreptësisë.
Gjithsesi, Brajtoni nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte sërish në minutat shtesë, këtë herë me Georxhinio Ruter, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Totenhemi vazhdon serinë negative, duke mos fituar prej 15 javësh në kampionat. Skuadra londineze renditet në vendin e 18-të me 31 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.
Lini një Përgjigje