TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2026, 20:05

Lacio mposht Napolin dhe i jep “asist” Interit; napolitanët të pafuqishëm në “Diego Armando Maradona”

Shkruar nga Pamfleti

Lacio mposht Napolin dhe i jep “asist” Interit; napolitanët

Napoli ka pësuar një humbje të rëndësishme në garën për titull, duke u mposhtur 0-2 nga Lacio në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për javën e 33-të të Serisë A.

Skuadra kryeqytetase e nisi takimin në mënyrë mjaft agresive, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Keneth Tejlor, ishte Mateo Kançelieri ai që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 31-të, Lacio pati mundësinë të dyfishonte rezultatin, pasi Noslin u pengua në zonë nga Lobotka dhe gjyqtari akordoi penallti. Megjithatë, kapiteni Matia Zakanji nuk arriti të shënonte, pasi goditja e tij u ndal nga portieri Milinkoviç-Saviç. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 0-1 për miqtë.

Në pjesën e dytë, Lacio vijoi me të njëjtin ritëm. Në minutën e 56-të, një tjetër kundërsulm i shpejtë u finalizua me gol nga mesfushori kroat Toma Basiç, duke vulosur rezultatin përfundimtar 0-2.

Pas kësaj humbjeje, Napoli mbetet në vendin e dytë me 66 pikë, duke i dhënë mundësi Interit të afrohet më shumë drejt titullit kampion. Nga ana tjetër, Lacio ngjitet në vendin e 9-të me 47 pikë.

napoli lacio seria a

Lini një Përgjigje