
Ndeshja mes Rubin Kazan dhe Akron Togliatti përfundoi në barazim 1-1, në një takim ku protagonist për skuadrën vendase ishte mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nazmi Gripshi.
Momenti vendimtar për Rubin Kazan erdhi në minutën e 48-të, kur 28-vjeçari ekzekutoi një goditje nga këndi, duke dhënë një asist të saktë për Lobov, i cili e konkretizoi në gol. Aksioni u vlerësua si një ndër momentet më të bukura të takimit.
Në pjesën tjetër të lojës, të dyja skuadrat patën përpjekje për të ndryshuar rezultatin, por pa sukses, duke bërë që sfida të mbyllej në barazim.
Nazmi Gripshi u dallua me kontributin e tij në golin e Rubin Kazan, duke konfirmuar formën e mirë pas transferimit nga Astana. Kalimi te skuadra ruse duket se ka ndikuar pozitivisht në performancën e tij.
Nga ana tjetër, sulmuesi Mirlind Daku ishte gjithashtu në fushë gjatë kësaj ndeshjeje, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Lini një Përgjigje