TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2024, 19:07

Tirana “pëson shok” në fund, autogoli i heq fitoren nga duart kryeqytetasve; Elbasani ‘abonohet’ me barazimet

Shkruar nga Pamfleti

Tirana “pëson shok” në fund, autogoli i heq fitoren nga

Përfundojnë dy ndeshjet e javës së 10 të Abissnet Superiore. Pas humbjes me Teutën dhe barazimit me Dinamon në derbin e kryeqytetit, Tirana ndalet sërish.

Bardheblutë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Laçit. Ndeshja e luajtur në Korçë u zhbllokua nga goli i realizuar në minutën e 40 të takimit. Pas një aksioni të Haxhiut nga e djathta, pasimi në qendër gjeti Zharmuni, i cili tundi rrjetën me devijimin e tij.

Në minutën e 90+6, Laçi shtangu kryeqytetasit. Pas një tjetër goditje këndi, topi ku kthye nga Kurti në qendër ku Zharmuni e devijoi në portën e tij.

Me këtë barazim, Tirana renditet në vendin e 7 me 11 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e fundit me 7 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Elbasani vazhdon “abonimet” me barazimet. Verdhezinjtë kanë marrë barazimin e tretë radhazi.

Ndeshja mes këtyre dy ekipeve është mbyllur në barazim 1-1. Korçarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 30. I zakonshmi Rashica lëshoi predhën me të djathtën, duke mposhtur portierin Abalora.

Në minutën e 43, Prençi u ndëshkua me kartonin e verdhë pas ndërhyrjes ndaj Tsague, Maleta i nxori të kuqin duke e larguar nga fusha dhe lënë Skënderbeun me 10 lojtarë.

Në minutën e 45+3, Ze Gomesh mori topin në zonë dhe gjuajti me kokë duke barazuar rezultatin. “Tigrat” nuk përfituan nga inferioriteti numerik i korçarëve, duke bërë që rezultati të mos ndryshonte deri në përfundimin e ndeshjes.

Me këtë barazim, Elbasani renditet në vendin e 4 me 15 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e 8 me 10 pikë.

tirana laçi elbasani skënderbeu abissnet superiore

Lini një Përgjigje