TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2024, 18:30

Lara Kolturi e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri në Austri, skiatorja shqiptare renditet në vendin e 16 në garën e sllallomit gjigand

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri në Austri,

Në pistën e Soeldon të Austrisë ka nisur sot sezoni 2024-2025 në botërorin e skive alpine, ku për ngjyrat kuqezi garon skiatorja Lara Kolturi. Sot u zhvillua gara e sllallomit gjigand, ku ajo u rendit në vendin e 16.

Kolturi, pasi dy zbritjeve, dha kohën e përgjithshme 2’18”24. Pas zbritjes së parë, skiatorja kuqezi u rendit në vendin e 18, me kohën 1’08”39, duke vijuar garën. Ajo arriti të fitonte dy pozicione pas zbritjes së dytë.

Një paraqitje e mirë për skiatoren e re të lindur në Itali, por që ka nënshtetësi shqiptare, ngjyrat të cilat i mbron prej dy vitesh. Një nisje e mirë e sezonit nga Kolturi, një nga talentet e këtij sporti, duke synuar shumë këtë vit.

Në këtë garë morën pjesë 62 skiatore. Fituese doli skiatorja italiane, Federika Brinjone me kohën 2’16″05.

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje