TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Janar 2025, 16:19

Tifozët e Granadas pushtojnë sulmuesin beratas dhe i bëjnë kërkesën e veçantë: Uzuni qendro te ne (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e Granadas pushtojnë sulmuesin beratas dhe i bëjnë

Myrto Uzuni mori vëmendjen të premten në barazimin e Granadas ndaj Burgos, edhe pse nuk ishte në fushën e lojës, por në tribunën e stadiumit.

Ultrasit e Granadës nisën koret “Uzuni qendro” disa herë gjatë sfidës, duke bërë të qartë qendrimin e  tyre, ndërsa po në kor kërkuan largimin e drejtuesve, të cilët i kanë premtuar përmirësimin e kontratës futbollistit, por nuk e kanë bërë realitet.

Tifozët e Granadas pushtojnë sulmuesin beratas dhe i bëjnë

Pas përfundimit të sfidës, teksa sulmuesi beratas po tentonte të dilte nga stadiumi, një numër i madh tifozësh po e prisnin. Ata filluan t’i këndonin duke i kërkuar që të qendronte në ekip. Të gjithë ishin me telefona në duar dhe disa patën mundësinë të bënin edhe fotografi me idhullin e tyre.

Uzuni shkruan si mbishkrim të videos: “Kam dashuri dhe respekt vetëm për personat që dinë të vlerësojnë.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje