
Kapiteni i Brazilit, Tiago Silva ka dhënë një intervistë për median braziliane “Globoesporte”.
Mbrojtësi ka rrëfyer se dëshiron të qendrojë edhe një vit te Çelsi dhe më pas të rikthehet të rikthehet në shtëpi dhe të veshë sërish fanelën e Fluminenses, skuadrës ku u rrit. Megjithatë, 38-vjeçari pranon se mund të ketë një pengesë, fëmijët e tij.
“Tani e ardhmja i përket Zotit. Të gjithë e dinë se sa shumë dëshiroj të kthehem te Fluminense, por sot është e vështirë të flas me familjen time. Fëmijët e mi nuk duan të jetojnë në Brazil, kështu që është një situatë shumë e ndërlikuar, por ne kemi ende një vit për të reflektuar dhe kuptuar se çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm”, tha Tiago Silva.
Një cikël për t’u mbyllur pas 22-vitesh. Tiago Silva u rrit në akademinë e Fluminenses, prej nga u largua në vitin 2002. Tri vite më vonë, në janar 2005, ai u transferua te Porto, ku megjithatë qendroi vetëm 6 muaj.
Një aventurë e parë evropiane e paharrueshme, me një ndalesë te Dinamo e Moskës, që zgjati 6 muaj të tjerë dhe rikthimi fillimisht në formë huazimi, më pas direkt, pikërisht në skuadrën e Rio de Zhaneiros, që më pas e shiti te Milani në vitin 2009. Tri sezone me kuqezinjtë dhe një “Skudetto”, përpara se të bëhej legjendë te PSG dhe të fitonte Champions League me Çelsin.
Lini një Përgjigje