TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2023, 22:25

Çmimet e larta të biletave, organizim i dobët i ndeshjeve dhe kufizime ndaj grupimeve ultras, Polonia vjen në Tiranë pa tifozë?

Shkruar nga Pamfleti

Çmimet e larta të biletave, organizim i dobët i ndeshjeve dhe

Kombëtarja polake luan në muajin shtator përballë Ishujve Faroe në shtëpi (7 shtator) dhe Shqipërisë në “Air Albania” (10 shtator). Ultrasit polakë e kanë pritur keq rritjen e çmimeve dhe kanë zgjedhur të bojkotojnë ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Ultras Polska ’23, një nga grupimet që mbështet kombëtaren e Polonisë, ka bërë thirrje për bojkot masiv për sfidën e radhës.

Tifozët kanë kritikuar çmimet shumë të larta të biletave, organizimin e dobët të ndeshjeve të Kombëtares në shtëpi dhe kufizimet ndaj grupimeve ultras.

“Në 2009, fushata ‘stadiumi bosh’ ishte e suksesshme. Prandaj do të përpiqemi të protestojmë kundër PZPN (Federata Polake e Futbollit)! Mundësia e parë serioze për t’u treguar atyre se e kanë mbushur kupën do të jetë ndeshja ndaj Ishujve Faroe (7 shtator).

Ju bëjmë apel gjithë tifozëve që ta bojkotojmë këtë ndeshje!!! Nëse dëshironi që brohoritjet e vërteta të kthehen në ndeshjet shtëpiake, atëherë nisni një apel të ngjashëm në rrjetet sociale!”

kombëtarja e polonisë grupimet ultras ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje