TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2023, 21:36

Zhbllokohet ndeshja, BATE Borisov realizon me gjuajtjen e parë në portë

Shkruar nga Pamfleti

Zhbllokohet ndeshja, BATE Borisov realizon me gjuajtjen e parë në

Zhbllokohet ndeshja e turit të dytë të Champions League. Partizani e ka pësuar në momentin e tyre më të mirë, teksa BATE Borisov ka gjetur deri në këto momente golin e kualifikimit.

Malkeviç kaloi bjellorusët në avantazh në minutën e 71 me gjuajtjen e parë në portë.

Partizani dominoi pjesën e parë ndaj BATE Borisov, por të kuqve u mungoi vetëm goli, duke bërë që 45 minutat e para të mbylleshin në barazim 0-0.

Kampionët e Shqipërisë e nisën takimin në sulm, teksa në minutën e 2 pretenduan për një penallti, pas rrëzimit në zonë të Mba, por arbitri nuk mendoi kështu.

Në minutën e 8, “Demat” patën sërish rastin e artë me Mba, por sulmuesi nuk gjeti rrjetën. 4 minuta më vonë, një harkim në zonë gjeti Mba, i cili gjuajti me kokë, por gjeti përgjigjen e Kudravets që devijoi topin.

Në minutën e 13, pas harkimit nga këndorja, ishte përsëri Mba, i cili gjuajti në qendër të zonës, por topi përfundoi jashtë.

Në minutën e 26, bjellorusët pretenduan për penallti për një kontakt në zonën e Partizanit, por gjyqtari dhe VAR-i bën shenjë që loja të vazhdonte.

5 minuta më vonë, Murataj lëshoi një gjuajtje-kros në shtyllën e parë që po i drejtohej portës, portieri devijoi jashtë me vështirësi dhe më pas mbrojtja largoi topin.

 

bate boriosv partizani champions league

Lini një Përgjigje