
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së kthimit të Champions League. Partizani ka dominuar ndaj BATE Borisov, por të kuqve u ka munguar vetëm goli, duke bërë që këto 45 minuta të mbyllen në barazim 0-0.
Kampionët e Shqipërisë e nisën takimin në sulm, teksa në minutën e 2 pretenduan për një penallti, pas rrëzimit në zonë të Mba, por arbitri nuk mendoi kështu.
Në minutën e 8, “Demat” patën sërish rastin e artë me Mba, por sulmuesi nuk gjeti rrjetën. 4 minuta më vonë, një harkim në zonë gjeti Mba, i cili gjuajti me kokë, por gjeti përgjigjen e Kudravets që devijoi topin.
Në minutën e 13, pas harkimit nga këndorja, ishte përsëri Mba, i cili gjuajti në qendër të zonës, por topi përfundoi jashtë.
Në minutën e 26, bjellorusët pretenduan për penallti për një kontakt në zonën e Partizanit, por gjyqtari dhe VAR-i bën shenjë që loja të vazhdonte.
5 minuta më vonë, Murataj lëshoi një gjuajtje-kros në shtyllën e parë që po i drejtohej portës, portieri devijoi jashtë me vështirësi dhe më pas mbrojtja largoi topin.
Barazimi 1-1 në sfidën e parë, u jep shanse reale të kuqve që të synojnë kalimin në turin e dytë të Champions League.
Lini një Përgjigje