
Benzhamin Mendi do të rikthehet në fushën e blertë. 29-vjeçari është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat e bëra kundër tij nga gjashtë femra.
Mbrojtësi i Francës, kampion bote në vitin 2018, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Lorient, klub i Ligës 1.
Mendi, i cili ka zhvilluar 10 ndeshje me Francën, ka luajtur për herë të fundit më 15 gusht 2021, në ndeshjen e Mançester Sitit kundër Totenhemit në Premier Ligë. Kujtojmë që ai u transferua te “Qytetarët” nga Monako për 52 milionë paund në vitin 2017, një shumë rekord botëror për një mbrojtës në atë kohë.
Mendi tashmë ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me Lorient, i cili përfundoi në vendin e 10 në Ligën1 sezonin e kaluar. Klubi ka njoftuar se mbrojtësi ka kaluar testet mjekësore dhe do të jetë në qendrën stërvitore të mërkurën.
Lini një Përgjigje