
Dy futbollistë të Romës u dëmtuan gjatë sezonit 2022-2023.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla dhe sulmuesin anglez, Tami Abraham.
Ditën e sotme sulmuesi ka ndarë një foto me Kumbullën, teksa shfaqen të shtrirë në krevatet e qendrës së rehabilitimit. Ai ka shkruar: Partneri i rehabilitimit ✌????
Më pas postimi është shpërndarë nga mbrojtësi në InstaStory.
Abraham dhe Kumbulla janë gati të rikthehen për sezonin e ardhshëm me pjesën tjetër të skuadrës, për të lënë pas dëmtimin që u shkaktoi mbylljen e parakohshme të edicionit të mëparshëm.

Lini një Përgjigje