TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2024, 21:11

Theu mallkimin me golin e realizuar por la fushën e lojës i dëmtuar, reagon Rei Manaj

Shkruar nga Pamfleti

Theu mallkimin me golin e realizuar por la fushën e lojës i

Rei Manaj përjetoi dy ndjesi të kundërta ditën e sotme, teksa në ndeshjen Sivaspor-Goztepe ishte autor i një goli, i pari nën emrin e tij për këtë sezon të ri. Mirëpo, festa nuk zgjati shumë për sulmuesin shqiptar, i cili u dëmtua vetëm 3 minuta më pas duke lënë fushën e lojës.

Lushnjari pësoi një tërheqje muskulare, siç dukej edhe në pamje të parë, teksa mbante dorën në pjesën e pasme të kofshës së djathtë dhe do të vihet menjëherë nën mbikqyrjen e mjekëve. Së fundmi, Manaj ka reaguar në rrjetet sociale, duke u shpehur i kënaqur për fitoren dhe se është koha për rikuperim.

Fitore e rëndësishme sot, për ne dhe për ju fansa. Tani është koha për rikuperim, shihemi së shpejti”, shkruan Manaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97)

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje