
Në pjesën e parë nuk ndodh thuajse asgjë, përveç se një goditje në kuadrat e provuar nga Gati me kokë të cilën Devis Vaskez, portieri i Empolit, e neutralizoi. Edhe pse me në fushë Kupmnainers, Niko Gonzales, Dagllas Luiz, Pier Kalulu dhe Jildiz e Vlahoviç, Juventusi ishte shumë apatik dhe disa herë i mërzitshëm me vetëm qarkullimin e topit dhe shumë pasime, por pa konkretizim.
Empoli u mbrojt mjaft mirë dhe me një presing asfikësues nuk i dha mundësi bardhezinjve të liroheshin lehtësisht nga mbulimet.
Një ndeshje e madhe dhe monumentale ajo e Ismjalit, pasi shqiptari tashmë është kthyer në një lider të vërtetë dhe me mbylljet e tij ishte spektakolar, duke vazhduar paraqitjet e shkëlqyera si në kuadër të kombëtares, ashtu edhe me klubin.
Në pjesën e dytë, Juventusi u shfaq njësoj edhe pse u afrua më lehtë në portën e Empolit por pa rezultat. Vaskez neutralizoi dy raste, ndërsa gjithashtu vendasit provuan të trembnin Perin në portë (që sot luajti në vend të Di Gregorios). Mota hodhi në fushë Mbangula, Turam, Ueah dhe Faxhioli, por asgjë nuk ndryshoi.
Rritet tensioni mes Pelegrit dhe Gatit: sulmuesi pretendoi një faull nga mbrojtësi, por përfundoi duke marrë një karton të verdhë, pasi (pothuajse) goditi me kokë kundërshtarin e tij. Pasi kishte filluar koha shtesë, Empoli ishte afër të shënonte dy herë dhe mund te vinte nje goditje e rëndë për bardhezinjtë.
Lini një Përgjigje