
Komo ia “bën vetes”, skuadra e Fabregas e pëson në shtesë nga ekipi që po bëhet gati për pjesëmarrjen historike në Champions
Komo nuk ia doli të merrte fitoren e parë pas katër javëve në Serinë A, pasi është ndalur në një barazim dramatik 2-2, në një moment kur dukej se më në fund do të siguronte pikët e plota.
Përballë ishte Bolonja, e cila po bëhet gati për pjesëmarrjen e saj historike në Ligën e Kampioneve në këtë edicion. Por skuadra e drejtuar nga Italiano e pa veten në disavantazh fillimisht nga autogoli i Kazales dhe më pas nga goli i Kutrones në fillimin e pjesës së dytë që çoi shifrat në 2-0 për Komon.
Zëvendësimet bënë diferencën, pasi fillimisht Kastro i hyrë në fushë në pjesën e dytë, shkurtoi diferencën në minutën e 76, ndërsa në minutën e parë shtesë të ndeshjes, Iling Xhunior vulosi barazimin përfundimtar 2-2.
Lini një Përgjigje