TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2024, 20:46

Bajerni luan “tenis” me ekipin që i eliminoi nga Kupa e Gjermanisë dhe merr kryesimin e Bundesligës, Herri Kejn kalon Haland

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni luan “tenis” me ekipin që i eliminoi nga Kupa e

Bajerni i Mynihut zbavitet dhe e bën ndaj një skuadre që dikur i eliminoi nga Kupa e Gjermanisë, Holstein Kiel, me penallti. Një fitore tenistike e djemve të Kompani në javën e tretë të Bundesligës me një super Herri Kejn që tashmë ka shkuar në +50 gola/asist kontribut në vetëm 35 ndeshje, teksa këtë rekord e mbante Erling Haland pas 43 ndeshjesh.

Një Bajern që sot ka treguar direkt se do të ishte një pasdite aspak e qetë për vendasit e sapongjitur këtë sezon në Bundesligë. Menjëherë kaluan 15 sekonda dhe Musiala dërgoi topin në rrjetë. Më pas Herri Kejn dyfishoi shifrat. Goli i tretë erdhi nga goditja e Gnabri që u devijua dhe u konsiderua autogol.

Por, ishte dita e sulmuesit të Anglisë që shënoi golin e katëet për Bajernin. Vendasit shënuan një gol nderi teksa pati festë edhe për Olize, ndërsa në fund vula e rezultatit tenistik 1-6 erdhi sërish nga Kejn që mori topin në shtëpi.

bajerni i mynihut holstein kiel bundesliga

Lini një Përgjigje