TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2025, 22:39

Surprizë në Ligën e Kampioneve, Silvinjo ndjek nga afër ish-ekipin e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Surprizë në Ligën e Kampioneve, Silvinjo ndjek nga afër

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, duket se ka shfrytëzuar udhëtimin që po bën nëpër Europë për të takuar lojtarët kuqezi, për të ndjekur nga afër edhe ndeshjet e Ligës së Kampioneve.

Braziliani shpesh me stafin e tij ka udhëtuar për të ndjekur ndeshje të kuqezinjve në kampionatet përkatëse apo në aktivitetet ndërkombëtare me klube. Por sot, ai ka zgjedhur që të ndjekë një nga ekipet ku ka luajtur më parë dhe jo lojtarët shqiptarë, pasi ka shkuar në stadium për ndeshjen e Barcelonës me Borusian e Dortmundit.

Kamera po fokusonte lojtarët që i mungonin sot Barcelonës në fushë, si Olmo apo Ter Shtegen. Dhe trajneri i Shqipërisë gjendej i ulur pikërisht para tyre në tribunën e personaliteteve në këtë ndeshje të çerekfinaleve të turneut.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare barcelona

Lini një Përgjigje