TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2025, 22:17

Italia konkurron me Spanjën, Gjermania del nga gara për vendin e 5 në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Italia konkurron me Spanjën, Gjermania del nga gara për vendin e 5

Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve kanë qenë shumë të rëndësishme për edicionin e ardhshëm të këtij turneu.

Anglia ka siguruar edhe matematikisht praninë në këtë turne me 5 skuadra, falë suksesit të Arsenalit ndaj Realit të Madridit që i garantoi pikët që i nevojiteshin. Por jo vetëm kaq.

Interi, duke mundur Bajernin e Mynihut, ka bërë që klubet gjermane të mos kenë më mundësi matematikisht të sigurojnë pikët që duhen për të kaluar Spanjën e cila mban vendin e dytë në renditjen e përkohshme të sezonit.

Kësisoj, kampionati gjerman do të përfaqësohet me vetëm 4 ekipe në edicionin e ardhshëm në këtë turne.

Tashmë diskutimi është se cila mes Spanjës dhe Italisë do të sigurojnë vendin e dytë dhe ekipin e pestë në Ligën e Kampioneve për edicionin e ardhshëm.

Dhe në këtë mes, Reali u ka bërë indirekt nder skuadrave italiane.

Eliminimi mëse i mundshëm i tij dhe fakti që ekipet italiane janë në pozita të favorshme për të vazhduar turnetë në të tre kompeticionet ku marrin pjesë, bëjnë që këta të fundit të kenë shpresa për të rikuperuar distancën që kanë me ekipet spanjolle në renditjen e UEFA-s dhe t’i rrëmbejnë vendin e pestë në fotofinish.

 

italia gjermania spanja champions league

Lini një Përgjigje