TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2024, 18:20

Strakosha poston pamjet e pasimit për gol, reagon sulmuesi i Anglisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Strakosha poston pamjet e pasimit për gol, reagon sulmuesi i Anglisë

Thomas Strakosha luajti mbrëmë ndeshjen e parë zyrtare me fanelën e AEK të Athinës, në të cilën skuadra e tij mposhti në turin e dytë të Ligës së Konferencës skuadrën e Inter Eskaldes të Andorrës me shifrat 4-3. Dhe goli i dytë i shënuar nga ekipi grek, ishte meritë e Strakoshës.

Strakosha dha një pasim të gjatë direkt për Garcia, i cili doli i vetëm para portës dhe shënoi duke tundur rrjetën në tentativën e dytë, ndërsa portieri mori përgëzimet e shokëve për idenë që kishte pasur.

Strakosha poston pamjet e pasimit për gol, reagon sulmuesi i Anglisë

Vetë Strakosha ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e këtij asisti. “I lumtur për debutimin tim me një fitore në shtëpinë time të re”, shkruante ai, duke marrë shumë pëlqime e komente edhe nga futbollistë të kombëtares shqiptare jo vetëm.

Një prej komenteve vinte edhe nga sulmuesi i Anglisë, Ivan Tonej, me të cilin Strakosha ka qenë shok skuadre në dy sezonet e fundit të Brentfordit. “Asist tani”, shkruante sulmuesi anglez, duke e shoqëruar me një emoji që shprehte habi për veprimin teknik të Strakoshës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????NEVER GIVE UP???? (@thomas_strakosha)

tomas strakosha portieri i kombëtares shqiptare aeku i athinës

Lini një Përgjigje