
Egnatia dhe Partizani do të luajnë më datë 1 gusht ndeshjet e kthimit të vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, aty ku do të vendoset gjithçka sa i përket kualifikimit në raundin e tretë të këtij kompeticioni.
Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se Egnatia ndeshjen ndaj islandezëve të Vikingur Rejkjavik do ta luajë në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”. UEFA ka vendosur që sfida të zhvillohet në orën 20:00.
Ndërsa Partizani ndeshjen ndaj Iberia 1999 do ta luajë në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:00.
Mbrëmjen e sotme Partizani dhe Egnatia do të kërkojnë fitoren në sfidën e parë të këtij raundi për ta patur më të lehtë kualifikimin për ndeshjen e kthimit.
Gjithçka do të nisë me duelin mes Iberia 1999 dhe Partizanit. Një sfidë shumë e rëndësishme për të kuqtë që do të kërkojnë fitorën në transfertë për të qenë më afër kalimit në fazën tjetër. Kjon përballje do të startojë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në “Mikheil Meskhi Stadium” në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Ndërkohë në orën 20:45 do të jetë Egnatia që do të marrë vëmendjen. Rrogozhinasit do të sfidohen me Vikingur Rejkjavik në stadiumin “Víkingsvöllur”. Kampionët e Shqipërisë do të synojnë një rezultat pozitiv në këtë turne për të shpresuar deri në fund në kalimin në fazën tjetër.
Lini një Përgjigje