
Roko Vata ka shënuar golin e parë me klubin e tij të ri, Uatford. Sulmuesi 19-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren që këto të fundit fituan 2-3 përballë Hibernian.
Ishte minuta e 35, kur Vata i dha avantazhin 1-2 skuadrës angleze. Roko lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zone me topin i cili fillimisht u devijua nga kundërshtari dhe më pas përfundoi në rrjetë.
Kujtojmë se 19-vjeçari deri tani ka dhënë sinjale se do të përfaqësojnë Irlandën e Veriut, aty ku dhe po luan për moshat.
Pasi Sëlltiku shiti kartonin e tij, sulmuesin shqiptar do e shohim në Championship sezonin e ardhshëm. Dhe Vata duket më gati se kurrë.
Lini një Përgjigje