TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2024, 15:14

Berat Gjimshiti mund të largohet drejt Katarit, milionat “rrëmbejnë“ kapitenin e kombëtares kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Berat Gjimshiti mund të largohet drejt Katarit, milionat

Mediat italiane bëjnë të ditur se kapiteni i Atalantës dhe i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti mund të largohet nga fituesit e Ligës së Europës këtë sezon.

Ato raportojnë se për qendërmbrojtësin ka një intresim nga Katari dhe konkretisht nga skuadra e Al-Rajan. Për momentin nuk bëhet e ditur se sa është oferta e klubit nga Katari në drejtim të bergamaskëve.

Kujtojmë që Gjimshiti luan prej 9 vitesh në elitën e futbollit italian dhe prej 6 vitesh te ziklatrit e Atalantës. Ai arriti të fitonte Ligën e Europës si kapiten i skuadrës së bergamaskëve.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifozëve të Atalantës, të cilën kanë dalë hapur kundër klubit të tyre, duke mos e aprovuar shitjen e mundshme të Gjimshitit. Atalanta do të humbiste shumë nëse Berat Gjimshiti do të largohej, duke lënë një “boshllëk” të madh në mbrojtje, aq më tepër kur skuadra e Gasperinit do duhet që të bëjë të paktën për gjysmën e sezonit të ardhshëm, pa shërbimet e mbrojtësit të kombëtares italiane, Skalvini.

Orët në vijim do të jenë deçizive për të kuptuar më shumë se sa gjasa reale ka që kjo tratativë të kryhet mes dy klubeve.

berat gjimshiti qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare atalanta

Lini një Përgjigje