
Berat Gjimshiti është i lidhur me një largim nga Atalanta. Kapiteni i Kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij në Bergamo të Italisë, për të nisur një të re në Katar.
Është klubi i Al Rajan, i cili ka interes serioz për shërbimet e qendërmbrojtësit shqiptar. Diçka të tillë e konfirmon edhe vetë shefi i Atalantës, Luka Perkasi, i cili thotë që nuk janë thjeshtë lajme, por interesim i vërtetë.
“Konfirmoj interesimin e Al Rajan nga Katari për Gjimshitin. Në media doli dje, por ka pak kohë që ka ndodhur. Është e rëndësishme për ne. Vetë Berati erdhi të na fliste për këtë situatë me shumë ndershmëri. Tani për tani, nuk ka asgjë konkrete, është interesim”, ishin fjalët e CEO-s, Luka Perkasi.
Kujtojmë që Gjimshiti luan prej 9 vitesh në elitën e futbollit italian dhe prej 6 vitesh te ziklatrit e Atalantës. Ai arriti të fitonte Ligën e Europës si kapiten i skuadrës së bergamaskëve.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i tifozëve të Atalantës, të cilën dolën hapur kundër klubit të tyre, duke mos e aprovuar shitjen e mundshme të Gjimshitit. Atalanta do të humbiste shumë nëse Berat Gjimshiti do të largohej, duke lënë një “boshllëk” të madh në mbrojtje, aq më tepër kur skuadra e Gasperinit do duhet që të bëjë të paktën për gjysmën e sezonit të ardhshëm, pa shërbimet e mbrojtësit të kombëtares italiane, Skalvini.
Orët në vijim do të jenë deçizive për të kuptuar më shumë se sa gjasa reale ka që kjo tratativë të kryhet mes dy klubeve.
Lini një Përgjigje