
Partizani luan sot ndaj Iberias në Gjeorgji ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Të kuqtë duan kalimin në fazën tjetër dhe sifda e parë ndaj gjeorgjianëve në transfertë merr shumë rëndësi.
Mungesa e Muratajt të dëmtuar në mesfushë është zgjidhur me aktivizimin e Mehmetit nga minuta e parë, ndërsa balotazhi në sulm mes Bintsuka dhe Keko ka përfunduar në favor të të parit për këtë duel të rëndësishëm.

Lini një Përgjigje