
Mbyllen katër sfidat e mbrëmjes, të vlefshme për xhiron e parë, të fazës së parë të Champions League.
Dueli i madh i mbrëmjes, mes Mançester Sitit dhe Interit përfundoi në barazim 0-0. Një ndeshje e luftuar në “Etihad Stadium”, ku të dyja skuadrat patën shanset e tyre për të shënuar, por nuk arritën t’i konkretizonin.
Një fitore me mjaft vlera e Borusias së Dortmundit në transfertë. Gjermanët mposhtën Klub Bryzhin me dy gola të Gitens dhe një gol të Serhou Girasi.
PSG fitoi me vuajtje në shtëpi nga Xhironës, me një gol të shënuar në fund të ndeshjes nga Nuno Mendes falë edhe një gafe të portierit të spanjollëve.. Sëlltiku arriti fitore të thellë me rezultatin 5-1 kundër Slovan Bratislavas.
Lini një Përgjigje