
U luajtën në orën 18:45, dy duelet e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Sparta e Pragës shkëlqeu me rezultatin 3-0 në duelin ndaj Salcburgut, ku në fushën e lojës për skuadrën çeke zbritën 3 lojtarë shqiptarë.
Protagonist u bë Qazim Laçi, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58, duke vulosur shifrat në 3-0. Në këtë duel pati minuta edhe për Rrahmanin dhe Krasniqin që u aktivizuan në minutat 64 dhe 72, ndërkohë që Tuci e ndoqi duelin nga stoli.
Përballja tjetër mes Bolonjës dhe Shakhtar Donjetsk u mbyll në barazim pa gola. Vlen të theksohet fakti se ukrainasit humbën penallti në minutën e 4me gjuajtjen e Sudakov që u ndal nga portieri Skorupski.
Lini një Përgjigje