TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2024, 19:08

Disfata ndaj Liverpulit nuk kalohet lehtë, ultrasit e Milanit ngrihen në protestë

Shkruar nga Pamfleti

Disfata ndaj Liverpulit nuk kalohet lehtë, ultrasit e Milanit ngrihen

Disfata dhe loja e dobët e Milanit përballë Liverpulit nuk është kaluar lehtë nga tifozët kuqezi.

Disa prej tyre u larguan nga stadiumi përpara fërshëllimës në shenjë revolte dhe proteste. Pjesa tjetër vijuan me thirrjet kundër drejtuesve dhe lojës së dobët që ekipi po bënte në fushë.

Lojtarët shkuan pranë ultrasve në përfundim të takimit, ndërsa i vetmi që mungonte ishte Rafael Leao.

Milani nuk ka kohë për të humbur. Të dielën në mbrëmje, kuqezinjtë luajnë derbin me Interin dhe një tjetër disfatë mund të thellonte krizën e ekipit të Fonsekës.

ultrasit kuqezi milan

Lini një Përgjigje