TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2024, 18:10

Statistikat nuk gënjejnë, Mirlind Daku ndër 4 më të mirët për gola dhe asiste

Shkruar nga Pamfleti

Statistikat nuk gënjejnë, Mirlind Daku ndër 4 më të

Shpesh vjen një moment kur fjalët shterojnë. Kemi dhënë shumë lavdërime për Mirlind Dakun, që të gjitha të merituara, por sulmuesi i kombëtares vazhdon të shkëlqejë, dhe sikur kërkon më shumë.

Sipas statistikave të Premier Ligës ruse deri më tani, ylli kuqezi është ndër lojtarët më të mirë, të paktën për pjesën ofensive, siç është edhe specialiteti i tij. Daku mban vendin e katërt në klasifikimin e lojtarëve në bazë të golave të shënuar dhe asisteve të dhënë.

Deri më tani, ai ka shënuar 5 herë për ekipin e tij, Rubin Kazan, dhe ka shërbyer dy asiste. Kjo, në 8 ndeshje gjithësej.

Mbi 26-vjeçarin janë vetëm 3 lojtarë, mesfushori i Lokomotivës së Moskës, Aleksej Batrakov me 5 gola e 5 asistë, si dhe dy futbollistë të Zenitit të Shën Peterburgut, kampiones në fuqi  të Rusisë, sulmuesi Glushenkov me 7 gola e 1 asist, dhe mesfushori Vendel me 1 gol e 7 asistë.

Daku është më i miri i ekipit nga qyteti i Kazanit, ndërsa ndjekësit brenda skuadrës kanë vetëm nga një gol, si sulmuesi Çumin, mesfushorët Jukiç e Zotov dhe mbrojtësi Kabutov.

Sezonin e kaluar, Daku realizoi 10 gola dhe shërbeu 4 topa për gol në Premier Ligën ruse, duke qenë më I miri I Rubinit dhe njëri nga më të mirët e krejt kampionatit.

mirlind daku sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje