TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2024, 17:24

Skuadra shqiptare përjashton portierin nga ekipi, dyshohet se ka trukuar ndeshjen (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra shqiptare përjashton portierin nga ekipi, dyshohet se ka trukuar

Një situatë e pazakontë është regjistruar në ligën e dytë në futbollin kosovar, teksa klubi KF Rilindja 1974, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se kanë përjashtuar portierin Armend Ruxhi.

Arsyeja për këtë vendim të marrë është fakti se klubi dyshon se Ruxhi ka trukuar ndeshjen kundër Drenicës. Përmes këtij njoftimi ata i kanë bërë thirrje FFK-së që të hapin hetim në lidhje me rastin, ndërsa Ruxhi do të mbetet i pezulluar deri në një afat të pacaktuar.

Pas ndeshjes së fundit të xhiros së IV-të ndërmjet KF Rilindja 1974 dhe KF Drenica, dhe pas analizimit të detajuar të videoincizimeve dhe rrjedhës së ndeshjes, KF Rilindja 1974 ka vendosur të suspendojë për një kohë të pacaktuar portierin tonë, Armend Ruxhi deri në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura.

Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës Kosovare të Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshje”, thuhet në njoftimin e klubit. Në media janë publikuar edhe pamjet e golave të pësuar nga portieri Armend Ruxhi i klubit Rilindja 1974 në ligën e dytë në Kosovë.

rilindja skuadra kosovare

Lini një Përgjigje