TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2024, 20:22

Lëvizje “alla Mesi” brenda zonës, Qazim Laçi realizon gol me shumë klas në Champions League (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizje “alla Mesi” brenda zonës, Qazim Laçi

Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sparta e Pragës po luan në shtëpi përballë Salcburgut. Kjo sfidë është momentalisht 3-0 në favor të ekipit çek.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte ai që shënoi golin e tretë për të tijtë. Pas një topi të marrë nga Olatunji, Laçi bëri lëvizje “alla-Mesi” brenda zonës duke nxjerrë huq 2 mbrojtës dhe portierin.


Më pas, për dibranin ishte mjaft e lehtë që të dërgonte topin në fundin e rrjetës. Kujtojmë që Laçi është shqiptari i vetëm në fushë deri më tani. Tuci, Krasniqi dhe Rrahmani janë akoma në stolin e rezervave.

 

 

qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare sparta e pragës

Lini një Përgjigje