TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2024, 22:37

Prapaskenat e lirimit të presidentit të Ilirisë së Fushë Krujës dhe personave të tjerë, ishte vetë Duka që kërkoi zbutjen e masës së sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Prapaskenat e lirimit të presidentit të Ilirisë së

Ngjarja e disa javëve më parë, kur në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit pas disa mesazheve kërcënuese, ishin paraqitur disa persona, mes të cilëve presidenti i klubit të futbollit Iliria, babai i katër lojtarëve, Nazmi Selmani, së bashku me disa familjarë, shkaktoi panik në ambientin e futbollit shqiptar.

Një ngjarje e paprecedentë që rezultoi me reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan nën akuzën e “Kanosjes për Shkak të Detyrës” personat e përfshirë. Hetimet vazhduan dhe ndaj një pjesë prej tyre, u mbajt masa e arrestit me burg.

Por ngjarja e ndodhur solli menjëherë një kërkesë falje nga ana e personave të përfshirë dhe familjarëve të kësaj familjeje, që është e lidhur ngushtë me sportin e futbollit, një reagim i sinqertë dhe pendesë që ka patur efektin e saj.

Deklarata e Dukës është bërë më datë 12 shtator dhe është dorëzuar në prokurori. Duka i kërkon organit të akuzës që pas shfaqjes së pendesës nga autorët e kanosjes ndaj tij, ky i fundit kërkon që të falë presidentin e klubit Iliria, Nazmi Selmanin, Brajan Selmanin, Santiago Selmanin, Petrit Selmanin, Adolf Selmanin, Artur Selmanin dhe Redian Locin.

Duke marrë në konsideratë shprehjen e pendesës së tyre dhe të familjarëve të tyre, dëshiroj të shpreh faljen time për shtetasit: Nazmi Isuf Selmani, Brajan Nazmi Selmani, Santiago Nazmi Selmani, Redian Haxhi Loci, Petrit Petrit Selmani, dhe shtetasit Adolf Nazmi Selmani dhe Artur Luan Selmani” shprehet Duka në deklaratën e tij, raporton News24.

Duka thotë se kërkon nga organet kompetente që deklarata e faljes individuale e tij të merret në konsideratë gjatë hetimeve të kryera, me qëllim shmangien e të gjitha konflikteve dhe promovimit të vlerave të FSHF sipas tij.

Më datë 30 gusht Policia e Durrësit arrestoi presidentin e klubit të futbollit Iliria Nazmi Selmani dhe 4 persona të tjerë, pas kallëzimit të Dukës se Nazmi Selmani e kishte kanosur duke i kërkuar llogari pse djali i tij, Gentjan Selmani nuk ishte grumbulluar në Kombëtare. Ndërkohë ditën e sotme Apeli liroi Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin, ndërsa tre të tjerët ishin liruar më parë.

armand duka presidenti i fshf nazmi selmani presidenti i ilirisë së fushë krujës

Lini një Përgjigje