TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2024, 22:01

Shënoi golin e parë në Champions League, shikoni notën dhe statistikat e Qazim Laçit

Shkruar nga Pamfleti

Shënoi golin e parë në Champions League, shikoni notën dhe

Qazim Laçi u shndërrua në protagonist mbrëmjen e sotme, teksa gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Spartës së Pragës, në duelin e Ligës së Kampioneve, ndaj Salcburgut, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 3-0.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi golin që vulosi sfidën në minutën e 58. Laçi qendroi në fushë 84 minuta, teksa u vlerësua me notën 7.7, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Ai realizoi 14 pasime të sakta, ndërpreu 2 aksione premtuese të kundërshtarëve, si dhe 3 nga 4 driblimet e bëra gjatë ndeshjes ishin të sakta.

Shënoi golin e parë në Champions League, shikoni notën dhe

qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje