TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2024, 20:36

Spanja mund të fitojë 28 mln euro, sa kanë arkëtuar skuadrat e “Euro 2024” deri më tani?!

Shkruar nga Pamfleti

Spanja mund të fitojë 28 mln euro, sa kanë arkëtuar skuadrat

Pjesëmarrja në “Euro 2024” përveç prestigjit ka edhe përfitime monetare. Lidhur me këtë është bërë një bilanc i të ardhurave financiare të përfituara nga skuadrat e Evropianit deri në këtë moment.

Është pikërisht Spanja ajo që kryeson në këtë pikë falë edhe 3 fitoreve në fazën e grupeve dhe është e vetmja që mund të sigurojë përfitimet maksimale prej 28.25 milionë euro, kjo nëse do të fitojë turneun. La Roja, ka siguruar shifrën prej 9 milionë e 250 mijë euro për pjesëmarrjen, shifër së cilës i shtohet ajo prej 3 milionë eurosh për 3 fitoret në grup dhe 1.5 milionë euro për kalimin në 1/8 e finaleve.

Eliminimi i Gjeorgjisë e si pasojë kalimi në çerekfinale i solli Spanjës dhe 2.5 milionë euro të tjerë për të çuar në total 16 milionë e 250 mijë euro të ardhurat e përfituara deri tani.

Gjermania, rivali i ardhshëm i Spanjës është në vendin e dytë. “Die Mannschaft” në fazën e grupeve siguroi 13 milionë e 250 milionë euro pas 2 fitoreve me Skocinë e Hungarinë dhe barazimit me Zvicrën. Me kalimin në çerekfinale, Gjermania e ka çuar në 15  milionë e 750 mijë euro totalin e të ardhurave deri në këtë moment.

Podiumin e plotësojnë Portugalia, Turqía, Anglia, Franca dhe Zvicra me 500 mijë euro më pak se Gjermania, 15 milionë e 250 mijë euro pas tyre vjen Holanda  me 14 milionë e 750 mijë euro..

Klasifikimi financiar vijon me kombëtaret qe u eliminuan në 1/8 e finaleve me në krye Austrinë me 12 milionë e 750 mijë euro që pasohet nga Italia, Belgjika, Gjeorglia, Sllovakia, Rumania, Danimarca dhe Sllovenia me nga 500 mijë euro më pak.

Nga 8 skuadrat që nuk mundën të  kalojnë fazën e grupeve, kombëtarja shqiptare doli me 9 milionë e 750 mijë Euro, 9.25 milionë eurot për pjesëmarrjen dhe 500 mijë eurot për barazimin me Kroacinë. Këtë shifër e kanë fituar edhe Skocia, Çekia dhe Polonia. Ukraina është ajo që ka fituar më shumë me 10.75 milionë e ndjekur nga Hungaria, Kroacia dhe Serbia me nga 10.25 milionë euro.

Lini një Përgjigje