TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2025, 17:50

Silvinjo “tradhton” Shqipërinë për Barcelonën? Vajza rikthen teknikun e kombëtares te katalanasit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo “tradhton” Shqipërinë për Barcelonën?

Silvinjo aktualisht është i përqendruar te grumbullimi i Kombëtares, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Serbisë dhe Letonisë. Takime këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Por pavarësisht kësaj, vajza e Silvinjos e poston shpesh brazilianin në rrjetet e saj sociale. Këtë herë ka ndarë një foto kur tekniku brazilian i kombëtares shqiptare ishte futbollist i katalanasve.

"Timonieri" i Kombëtares mban të veshur fanelën e Barcelonës, skuadër me të cilën ka luajtur në të kaluarën. Tati Mendes siç duket ka “rikthyer” babain e saj te blaugranat, duke risjellë kështu kujtimet e asaj periudhe.

Silvinjo “tradhton” Shqipërinë për Barcelonën?

tati mendes vajza e silvinjos

Lini një Përgjigje