TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2025, 16:40

Shqipëria përballë Serbisë më 7 qershor, kompanitë e basteve zbulojnë favoritin e duelit të zjarrtë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria përballë Serbisë më 7 qershor, kompanitë

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në “Arena Kombëtare” në kuadër të ndeshjeve të treta në grup të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Kompanitë e basteve kanë publikuar ditën e sotme edhe kuotat e basteve. Serbia konsiderohet favorite për fitoren, me koeficientin 2.

Fitorja e Shqipërisë ndërkohë është me koeficientin 3.8. Barazimit i është kuotohet 3.1.

Shqipëria bën pjesë në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Andorrën dhe Letoninë. Kuqezinjtë kanë luajtur deri më tani 2 ndeshje dhe kanë grumbulluar vetëm 3 pikë, ku kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Andorrën në “Arena Kombëtare”, ndërsa në takimin e parë kualifikues janë mposhtur me rezultatin 2-0 nga Anglia në “Wembley”.

Përtej sfidës sportive, kjo përballje mbart edhe dimensione historike, edhe politike, që kanë ngjallur emocion dhe tension mes tifozëve dhe opinionit publik. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kanë mobilizuar masa të jashtëzakonshme sigurie për të garantuar një mbrëmje sportive të qetë dhe pa incidente.

Për të parandaluar çdo incident dhe për të siguruar një ambient të sigurt për tifozët dhe lojtarët, organizimi i kësaj ndeshjeje ka nisur kohë më përpara.

Shqipëria përballë Serbisë më 7 qershor, kompanitë

shqipëria kualifikueset e kupës së botës serbia

Lini një Përgjigje