TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2026, 16:48

Silvinjo nuk e merr në konsideratë, Anis Mehmeti i realizon supergol ekipit të Snoop Dogg dhe Luka Modriç (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo nuk e merr në konsideratë, Anis Mehmeti i realizon supergol

Anis Mehmeti vijon të konfirmojë formën e tij pozitive në Championship, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e radhës në ndeshjen që Ipsuiç po zhvillon ndaj Suonsit, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e tretë të takimit.

Goli erdhi pas një goditjeje të fortë brenda zonës, e cila rezultoi e pandalshme për portierin kundërshtar. Realizimi i shpejtë i dha avantazhin ekipit të tij në një përballje të rëndësishme të kampionatit.

Suonsi, skuadra kundërshtare në këtë takim, ka në strukturën e saj të aksionerëve emra të njohur ndërkombëtarisht si reperi Snoop Dogg dhe futbollisti kroat Luka Modriç.

Me këtë gol, Mehmeti e çon në 10 numrin e golave sezonale në Championship, ndërsa në statistikat e tij regjistrohen edhe gjashtë asistime. Kontributi i tij ka qenë i qendrueshëm gjatë gjithë sezonit, duke e kthyer në një nga lojtarët më produktivë shqiptarë në këtë kampionat.


Mbetet për t’u parë nëse forma e mirë e sulmuesit do të reflektohet edhe në një rikthim në Kombëtaren shqiptare, me trajnerin Silvinjo që pritet të bëjë publike listën e grumbullimeve për ndeshjet e muajit mars.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar bristol siti

Lini një Përgjigje