TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2024, 21:11

Shuhet ëndrra e Dinamos së Zagrebit për të parë kampion e Botës në krye të stolit kroat, Arbër Hoxha me trajner të ri

Shkruar nga Pamfleti

Shuhet ëndrra e Dinamos së Zagrebit për të parë kampion

Ëndrra e tifozëve të Dinamos së Zagrebit për të parë një ish-Kampion Bote në drejtimin e skuadrës së tyre nuk është bërë realitet. Klubi i njohur kroat gjithsesi ka vendosur një tjetër emër të njohur në drejtimin e skuadrës nga e cila ishte shkarkuar Sergej Jakiroviç, pas humbjes turpëruese 9-2 me Bajernin e Mynihut në Ligën e Kampioneve.

Kanavaro kishte qenë në diskutime me kroatët, por në fund nuk gjeti akordin me ta. Dhe drejtuesit sollën në klub një tjetër emër të njohur, teknikun kroat Nenad Bjelica, i cili në të kaluarën e ka drejtuar klubin në vitet 2018-2020.

Trajneri i cili do të drejtojë Arbër Hoxhën, ka bërë një karrierë mjaft të suksesshme jashtë Kroacisë dhe së fundmi ka qenë në pankinën e Unionit të Berlinit në Bundesligë. Ai ishte ende nën kontratë me këtë klub deri dje, ndonëse ishte larguar nga drejtuesit në majin e këtij viti. Por sot ai ka prishur kontratën dhe ka firmosur marrëveshjen me Dinamon e Zagrebit, duke u kthyer kësisoj në klubin ku ka fituar 2 tituj kampion si trajner.

Emri i Bjelica qarkulloi në të gjitha mediat botërore në sezonin e kaluar pas një përplasje që pati me Leroi Sane të Bajernit të Mynihut, pasi i vuri duart në fytyrë futbollistit gjerman.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GNK Dinamo (@gnkdinamo)

 

dinamo e zagrebit nenad bjelica arbër hoxha

Lini një Përgjigje