TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2024, 20:49

Bajrami "dashurohet" me golat e shpejtë, goli i shqiptarit i jep Renxhërsit 3 pikët; fiton edhe skuadra e Murinjos

Shkruar nga Pamfleti

Bajrami "dashurohet" me golat e shpejtë, goli i shqiptarit i jep

Renxhërsi mposhti Malmo në transfertë duke nisur në mënyrën më të mirë këtë edicion të Ligës së Europës. Skocezët fituan me rezultatin e pastër 0-2 dhe protagonist absolut ishte lojtari i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

Mesfushori shënoi golin e parë 55 sekonda nga starti i lojës duke rikthyer ‘Deja Vu’ nga ai gol historik në “EURO 2024”. Bajrami ishte më i mii në fushën e lojës duke tentuar edhe disa herë të tjera golin apo asist, por pa qenë i suksesshëm. Performanca e shqiptarit u vlerësua me notën më të lartë 8.8 nga SofaScore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Newsport.al (@newsport.al)

Fenerbahçe e Murinjos mundi 2-1 Rojal Union. Goli i Sojunçu në minutën e 26 bëri që ekipi turk të shkonte në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Në minutën e 82, Burges realizoi autogol. Në kohën shtesë, belgët u “zgjuan” duke rihapur sfidën me Sykes, por tepër vonë.

renxhërs malmo liga e europës nedim bajrami

Lini një Përgjigje