TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2024, 19:29

E vetmja kandidaturë në UEFA, Shqipëria dhe Serbia do të mirëpresin “Euro U-21” në 2027!

Shkruar nga Pamfleti

E vetmja kandidaturë në UEFA, Shqipëria dhe Serbia do të

Shqipëria dhe Serbia pritet të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian të U-21 për meshkuj në vitin 2027.

Lajmi u bë i ditur nga “Associated Press”, që njoftoi se UEFA ka bërë të ditur se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi afatet e përcaktuarat për të paraqitur planet e detajuara të turneut.

Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interes më herët për procesin e tenderimit të planifikuar për t'u vendosur në një takim të 16 dhjetorit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s.

FSHF-ja dhe Federatat serbe e futbollit u bashkuan në maj për të planifikuar organizimin e turneut me 16 ekipe që luhet çdo dy vjet, i cili ka nevojë për tetë stadiume për të pritur 31 ndeshje.

Udhëheqësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është nënkryetar i UEFA-s, i tha Associated Press në maj se "është një projekt 100% futbollistik" me "një mesazh shumë të mirë politik që mund ta përçojmë".

Kongresi i ardhshëm vjetor i 55 federatave kombëtare të UEFA-s është në Beograd më 3 prill, ndërsa një mbledhje e komitetit ekzekutiv pritet të mbahet në shtator 2025 në Tiranë.

Lini një Përgjigje