TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2023, 19:19

“Shqipëria të luajë pa frikë ndaj Italisë”, Arrigo Saki komenton shortin dhe këshillon kuqezintë: Të fitojë më i miri në ndeshjen e parë

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria të luajë pa frikë ndaj Italisë”,

Trajneri i cili revulucionoi futbollin në Itali dhe jo vetëm, duke drejtuar si kombëtaren 'Axurre' ashtu edhe Milanin historik, Arrigo Saki, ishte sot në Tiranë ku edhe u ndal të fliste për Europianin. I pyetur për shortin ku Italia bën pjesë bashkë me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë, ai u përgjigj:

Nuk kishte ku të shkonte më keq për Italinë (qesh). Por, e merituar, sepse ishim në vazon e fundit. Nëse mendojnë se do të jetë një ndeshje e thjeshtë, do ta paguajnë. Për fat të keq jemi mbrapa, sepse na iku një trajner dhe erdhi një tjetër, që gjithsesi është i zoti,"-u shpreh ai.

Saki nuk kurseu një këshillë për Shqipërinë që merr pjesë për herë të dytë në Europian.

Të luajë pa frikë. Të provojë të luajë futboll si skuadër, jo me individë. Sekreti i futbollit është ky: një për një bën gjithmonë një. Por, një për 11 bën 11. Kjo bën ndryshimin. Milani im luante si ekip, në mbrojtje dhe në sulm. Luanim kompaktë,”-tha ai.

Saki nuk preferoi të bënte një parashikim të saktë për ndeshjen Shqipëri-Itali, e para në Europian për kuqezinjtë që luhet më 15 qershor.

Të fitojë ai që e meriton. Për mua, një fitore pa meritë nuk është fitore. Është e drejtë që të fitojë skuadra që do të luajë më mirë,”-deklaroi ai.

Për Sakin nuk janë vetëm Franca dhe Anglia pretendentët kryesorë për të fituar Europianin.

Europiani luhet në Gjermani dhe duhet bërë kujdes. Gjermanët janë gjermanë...,”-tha ai.

Arrigo Saki ishte në Tiranë për të njoftuar çeljen e ekspozitës së Paolo Rosit, një ish-futbollist dhe tani legjëndë e Italisë që në të kaluarën ka udhëhequr ‘Axurrët’ drejt fitimit të Botërorit.

arrigo saki legjenda e futbollit italian shorti i "euro 2024"

Lini një Përgjigje