TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2023, 15:52

Tjetër fitore me përmbysje, Liverpuli mposht Kristal Palas, Salah bëhet vetë lojtari i pestë në historinë e klubit që arrin 200 gola

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër fitore me përmbysje, Liverpuli mposht Kristal Palas, Salah

Tjetër fitore me përmbysje. Liverpuli ka mposhtur me rezultatin 1-2 Kristal Palas në javën e 16 të Premier Ligës dhe ka marrë përkohësisht kreun e renditjes.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, kjo edhe për meritë të një pritje të jashtëzakonshme të bërë nga Alison Beker në minutën e 27.

Sfida e luajtur në “Selhurst Park” u zhbllokua në minutën e 57. Ishin vendasit që kaluan në avantazh me një penallti të Matetas.

Në minutën e 75, vendasit mbetën me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Ajeu dhe Liverpuli arriti të përfitonte nga superioriteti numerik një minutë më vonë duke barazuar shifrat me Salah.

Ky ishte goli i 200 për Liverpulin në të gjitha kompeticionet i Salah, që është bërë vetë lojtari i pestë në historinë e klubit që e ka arritur këtë shifër.

Në minutën e 91, skuadra e Jurgen Klop gjeti edhe golin e tre pikëve me Eliot.

 

liverpul kristal palas premier liga

Lini një Përgjigje